Nëse jeni prej atyre që nuk prisni dot, atëherë mund të përdorni Microsoft Assistant për ta detyruar instalimin e Përditësimit të Majit.
Përditësimi i Majit 2021 tashmë është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit dhe bart me vete disa rregullime dhe përmirësime të shumëpritura.
Normalisht përditësimi lançohet në fazë, kështu i jep frymëmarrje edhe Microsoft për të analizuar si ka qenë ecuria e tij dhe nëse përdoruesit kanë hasur probleme.
Nëse jeni prej atyre që nuk prisni dot, atëherë mund të përdorni Microsoft Assistant për ta detyruar instalimin e Përditësimit të Majit.
Ja sesi të instaloni Përditësimin e Majit 2021
- Shkoni në qendrën e shkarkimeve të Microsoft
- Klikoni butonin Update Now dhe shkarkoni Windows10Upgrade.exe
- Shkarkimi do të nisë automatikisht
Procesi i instalimit është shumë i thjeshtë dhe nevojiten vetëm pak klikime
- Hapni exe
- Klikoni Yes që aplikacioni të procedojë me instalimin
- Klikoni Update Now. Aplikacioni do të bëjë kontrollet e nevojshme të softuerit dhe harduerit
- Klikoni Next – Restart Now
Microsoft Update Assistant do të fillojë shkarkimin e skedarëve që nevojiten për instalimin e përditësimit 21H1 duke ruajtur të gjitha aplikacionet e konfigurimet që keni. /PCWorld