Kur bie nën 80% do të thotë se bateria ka degraduar ndjeshëm dhe duhet të zëvendësohet që iPhone të funksionojë në performancë maksimale.
Nëse prej atyre që nuk e ndryshojnë iPhone çdo vit, kontrolli i vazhdueshëm i gjendjes së baterisë është me rëndësi të lartë.
Kjo sepse performanca e baterisë së iPhone degradon me kalimin e kohës duke ndikuar në intervalet e karikimit të pajisjes.
Apple ofron një mënyrë të lehtë për të kontrolluar baterinë iOS dhe iPadOS.
Ja sesi të kontrolloni shëndetin e baterisë së iPhone
Këtë informacion e merrni menjëherë nga aplikacioni Settings. Ndiqni udhëzimet si mëposhtë:
- Lançoni aplikacionin Settings në iPhone. Shkoni tek opsioni Battery.
- Aty do të gjeni opsionin Battery Health. Klikoni mbi të
- Në këtë menu të re do të shikoni kapacitetin maksimal të baterisë në përqindje
Ky seksion tregon gjithashtu optimizimet e performancës që janë aplikuar në iPhone për të parandaluar fikjen e papritur
Nëse shëndeti i baterisë është nën 80% do të shikoni një mesazh në këtë menu. Kur bie nën 80% do të thotë se bateria ka degraduar ndjeshëm dhe duhet të zëvendësohet që iPhone të funksionojë në performancë maksimale. /PCWorld Albanian