NBER gjeti se 1 mijë investitorët më të mëdhenj kontrollonin 3 milionë nga 8.5 milionë bitcoinët e kontrolluar prej 10 mijë investitorëve.
Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera sot mund të blihen më lehtë se asnjë herë më parë por kjo nuk e ka ndryshuar faktin se një përqindje e vogël njerëzish kontrollojnë pjesën më të madhe të tregut.
Sipas një studimit nga Nationa Bureau of Economic Research publikuar nga Bloomberg, 10 mijë investitorë inditivualë kontrollojnë 1/3 e bitcoinëve në qarkullim.
NBER arriti të marrë këto informacione përmes një metode shumë specifike të grumbullimit të të dhënave. Ata zbuluan se 10 mijë individë kontrollonin 8.5 milionë bitcoin ndërsa grupi më i madh kontrollonte i vetëm 5.5 milionë bitcoin.
Duke hyrë më në detaje NBER gjeti se 1 mijë investitorët më të mëdhenj kontrollonin 3 milionë nga 8.5 milionë bitcoinët e kontrolluar prej 10 mijë investitorëve.
Hulumtuesit nuk hedhin poshtë idenë se disa prej adresave me numrin më të madh të bitcoin kontrollohen nga një entitet i vetëm që dyshohet se është krijuesi misterioz Satoshi Nakamoto.
Së fundi NBER gjeti se 10% e operacioneve të gërmimit kontrollojnë 90% të kapacitet total të gërmimit të bitcoin. Vetëm 0.1% e tyre janë përgjegjës për 50% të kapacitetit gërmues të kriptomonedhës. /PCWorld