Ballina Jeta Mamia Ja Serumi që largon puçrrat dhe shenjat

Ja Serumi që largon puçrrat dhe shenjat

Serumi që do t’ju paraqesim më poshtë, jo vetëm që do ta bëjë fytyrën tuaj të shkëlqejë, por gjithashtu do të largojë shenjat dhe puçrrat nga fytyra juaj në mënyrë shumë të shpejtë.

Për më shumë, ky serum përgatitet në kushte shtëpie. Përdorimi i tij jep rezultate të shkëlqyera vetëm brenda një muaji, transmeton Indeksonline.

Përbërësit që ju duhen:

Petale trëndafili, qumësht, kapsula të vitaminës E, xhel Aloe Vera.

Përgatitja:

Merrni një filxhan me petalet e trëndafilit dhe shtoni 3 lugë qumësht. Përzieni mirë duke copëtuar imët petalet.
Më pas, filtroni lëngun dhe në lëngun e fituar shtoni një lugë glicerinë. Përzieni mirë të gjithë përbërësit.

Shtoni 2 kapsula vitaminë E dhe sërish përzieni mirë të gjithë përbërësit së bashku derisa serumi të jetë gati. Përdoreni këtë serum çdo natë në fytyrën tuaj para gjumit dhe brenda një muaji do t’i vëreni rezultatet e mahnitshme./Mesazhi/

Exit mobile version