Ja se si të vendosni një sfond të personalizuar për Safari në IOS 15

Një nga shumë veçoritë e reja që nuk cenojnë privatësinë tuaj në IOS 15 është edhe personalizimi i sfondit të Safari në telefonin tuaj.

Ju duhet të ndiqni disa hapa shumë të thjeshta në mënyrë që të keni një sfond shumëngjyrësh, sipas preferencave tuaja, kur bëni ndryshimin e tab-eve të Safari.

  • Së pari, duhet të hyni në Safari dhe të hapni një faqe të re duke klikuar katrorin e dyfishte në cep, në të djathte.
  • Aty do të shihni të gjitha faqet që keni hapur momentalisht në Safari. Aty klikoni në shenjën + në të anën e majtë, në fund të celularit.
  • Aty do të gjendeni ne Customize Start Page. Nga aty klikoni mbi opsionin Edit.
  • Që nga aty ju mund të zgjidhni disa nga opsionet e sfondit që mundëson Apple, ose mund të klikoni mbi katrorin me shenjën + për të zgjedhur një nga fotot në galerinë e telefonit tuaj.
  • Duke klikuar në opsionin që zgjidhni ju riktheheni mbrapsht në faqen Costumize Start Page. Nëse jeni të kënaqur me zgjedhjen mund të largoheni nga aty, por nëse jo mund të rizgjidhni një foto të re duke klikuar serish mbi simbolin e katrorit.
  • Zgjedhja që bëni do ju mundësoj juve një sfond të ri në Safari.