Aloe vera është përdorur prej shekujsh si një kurë natyrale për të gjitha shqetësimet e lëkurës.
Nga ana tjetër, sipas të dhënave nga studime të kohëve të fundit kanë nxjerrë në pah faktin se Aloe Vera mund të përdoret edhe në trajtimet kundër diabetit.
Nëse përdoret siç duhet, kjo bimë e mrekullueshme ul nivelin e glukozës në gjak.
Diabeti është një sëmundje që mund të parandalohet nëpërmjet aktivitetit fizik, ushqyerjes së duhur dhe një stil jetese të shëndetshëm. Sipas të dhënave aloe vera është një nga bimët më të mira që ndihmon në uljen natyrale të nivelit të sheqerit në gjak. Konsumi i rregullt i lëngut të bimës rregullon glukozën në gjak.
Mjaftojnë 5-15 ml lëng aloe vere në ditë për të ulur ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak. Në harkun kohor të 2 muajve, aloe vera mund të ulë sheqerin në gjak me 50 përqind. Për më tepër, lëngu i kësaj bime është i pasur me antioksidantë dhe substanca që na mbrojnë nga ulçera, infeksionet dhe probleme të tjera shëndetsore të lidhura me diabetin.
Si Mund Të Konsumoni Lëngun e Aloe Verës Kundër Diabetit
Për rezultatet më të mira, ekspertët rekomandojnë përdorimin e lëngut të freskët e organik të aloe verës. Në ditët e para të trajtimit mund të konsumoni një lugë çaji me aloe vere çdo ditë. Kur trupi të mësohet me këtë lëng, atëherë mund të rrisni dozën në 3 lugë çaji në ditë. Nëse nuk ju pëlqen shija e hidhur, mund të shtoni pak mjaltë ose ëmbëlsues të tjerë natyralë.