Ja një shembull i mahnitshëm se si duhet të jenë raportet në mes prindit dhe vajzës së tij.
“Kur Fatimeja, bija e Muhamedit a.s. e vizitonte atë, ai ngrihej për ta pritur, e puthte dhe e ulte në vendin e tij. Dhe kur i Dërguari i Zotit s.a.v.s. e vizitonte Fatimen r.a. , bijën e vet, ajo ngrihej për ta pritur, e puthte dhe e ulte në vendin e saj”. Transmeton Aisheja r.a.
Dashuri e brumosur me respekt të thellë!
Ajo vajzë që ka një prind të tillë, dhe ai prind që ka një vajzë të tillë, janë të bekuar me dashuri hyjnore nga Zoti i tyre, andaj Ai duhet falënderuar!
Prof. Driton Arifi