Ja sa u besojnë qeverive të tyre qytetarët nga e mbarë bota

Në një anketë të realizuar në kuadër të raportit “Qeveritë në një vështrim-2017” të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) pjesëmarrësve të moshës 15-64 vjeç nga 44 vende të ndryshme iu drejtua pyetja “A keni besim tek qeveria juaj?”.

Sipas rezultateve të anketës Turqia bashkë me Rusinë janë renditur në vendin e 7-të, kurse në vend të parë qëndron Zvicra me Indonezinë me 80%.

Greqia ka rënë në fund të listës me 13%, ndërsa Finlanda është vendi që ka shënuar humbjen më të madhe të besimit këto 10 vitet e fundit me 27%.

Raporti është realizuar duke i mëshuar më shumë të dhënave të vitit 2016, kurse mesatarja e OECD-së është përcaktuar 42%.

Sipas renditjes në vend të tretë qëndron India, në vend të katërt Luksemburgu, në të pestin Norvegjia dhe në të gjashtin Kanadaja.