Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë vazhdar me sukseset e tyre në xhudo, ku falë tyre Kosova mori tri medalje, dy të arta e një të argjendtë.
Këto medalje ksovaret i morën në Grand Prix në Uzbekistan, vend ky që ende nuk e njeh shtetin e Kosovës.
Distria mori medaljen e artë dhe grumbulloi 700 pikë në kategorinë -48 kg, po aq pikë ka fituar edhe Majlinda në kategorinë -52 kg pasi mposhti në finale Evelyne Tschopp, kurse Nora Gjakova që fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë -57 kg ka grumbulluar 490 pikë.
Këto pikë janë mjaft të rëndësishme për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio të vitit 2020.