Ministria e familjes dhe politikave sociale në Turqi ka marrë në dorë reforma të thella për të ndihmuar familjet e reja. Që nga viti 2005, shteti ka shpërblyer me të holla familjet e 2.5 milion foshnjeve që kanë lindur në Turqi.
Kjo mbështetje i kushtoi vendit afro 250 milion euro, por qeveria nuk e ka në plan të ndalet me kaq.
Qindra mijëra familje të reja i janë gëzuar kësaj ndihme e cila filloi në maj të vitit 2015, ndihmë e cila vjen me ardhjen në jetë të secilit femijë.
Për fëmijën e parë, vlera e të hollave është 72 euro, për fëmijën e dytë 96 euro, për fëmijën e tretë 144 euro dhe për të tjerët po të njejtën shumë.
Por më e vecanta e kësaj dhurate është se të hollat dorëzohen në llogaritë bankare të nënave, përvec në rastet kur nëna nuk jeton më, apo kur nëna nuk është qytetare e Turqisë. /MESAZHI/