Ja sa kohë i duhet një të huaji që të mësojë shqip

A është i lehtë mësimi i gjuhës shqipe për të huajt? Përgjigjja është: Jo.

Gjuha shqipe është një ndër gjuhët më të vështira për t’u mësuar nga të huajt. Ajo renditet në nivelin e katër për nga vështirësia nga pesë nivele në total.

Instituti i Shërbimit të Jashtëm ka bërë klasifikimin e gjuhëve kryesore në mbarë botën në 5 kategori vështirësish, sipas dallimeve të tyre nga gjuha angleze.

Në kategorinë e katër ku futet dhe vendi ynë, janë edhe gjuhët e shteteve rajonit, si greqishtja, serbishtja, gjuha kroate, boshnjake etj.

Kategoria I: 23-24 javë (575-600 orë)

Danisht/ Spanjisht/ Suedeze/Portugeze/ Italiane/ Spanjolle/ Norvegjeze/ Afrikane/ Frëngjisht

Kategoria II: 30 javë (750 orë)

Gjermanisht

Kategoria III: 36 javë (900 orë)

Indoneziane/ Malajzeze

Kategoria IV: 44 javë (1100)

Shqip/ Armene/ Turqisht/ Boshnjake/ Greqisht/ Serbisht/ Sllovakisht/ Rusisht/ Hungarisht/ Kroate

Kategoria V: 88 javë (2200 orë)

Arabisht/ Kineze/ Japonisht/ Koreane