Ndonjëherë nuk kemi kohë të mjaftueshme për të pushuar, për të gatuar ushqimin e duhur ose për të fjetur mjaftueshëm, dhe të gjithë e dimë se gjumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm.
Është e vërtetë se askush nuk mund të jetë produktiv pa një gjumë të mirë gjatë natës.
Fjetja është e rëndësishme për shëndetin tonë në përgjithësi, është e rëndësishme për trupin tuaj, mendjen dhe çdo funksion vital të trupit. Por cila është kohëzgjatja e gjumit sipas moshës që ka njeriu, ndërsa më poshtë i keni të gjitha rekomandimet:
I porsalinduri (0 deri në 3 muaj): 14 deri në 17 orë.
Bebet (4 deri në 11 muaj): 12 deri në 15 orë.
Fëmijët (1 deri 2 vjeç): 11 deri në 14 orë
Parashkollorët (3 deri në 5 vjeç): 10 deri në 13 orë.
Mosha e shkollës (6 deri 13 vjeç): 9 deri në 11 orë.
Adoleshentët (14 deri në 17 vjeç): 8 deri në 10 orë.
Të rinjtë (18 deri në 25 vjeç): 8 deri në 9 orë.
Të rriturit (26 deri 64 vjeç): 7 deri në 8 orë.
Të moshuarit (mbi 65 vjeç): 6 deri në 7 orë.
Këto nuk janë orët e sakta për secilin njeri, sepse secili ka mënyrën e vet të përcaktuar të gjumit që i nevojitet trupit të tij, por, është evidente se nëse flini më pak sesa orët e rekomanduara më lartë, gjasat për të patur probleme shëndetësore rriten.
Këshilla që mund të ju ndihmojnë për ta përmirësuar gjumin. Mos shikoni TV 1 orë para se të shkoni në gjumë. Mos pini kafe para gjumit.
Zhvilloni një rutinë të shëndetshme të gjumit Qëndroni brenda orarit tuaj të gjumit Zgjedhni dyshekun dhe jastëkun që ju përshtatet./syri.net