Ditët e nxehta të verës mund të jenë të vështira për shumicën e njerëzve dhe megjithëse të gjithë e dinë se sa e rëndësishme është, ata nuk qëndrojnë gjithnjë tw hidratuar sa duhet.
Ajo që shumica e njerëzve nuk e dinë, megjithatë, është se uji i thjeshtë nuk është e vetmja gjë që do t’ju mbajë të shëndetshëm dhe të hidratuar.
Është gjithashtu e mundur që të hidratoni trupin tuaj duke pirë ujë të freskët, i cili ka përfitime të pabesueshme shëndetësore dhe madje ndihmon humbjen e peshës!
Kjo recetë ka si përberës natyral: xhenxhefilin, limonin dhe kastravecin. Secili prej tyre luan një rol shumë të rëndësishëm:
Xhenxhefil është një rrënjë që ndihmon në detoksifikimin e trupit dhe përmirësimin e lëvizjeve të zorrëve, e cila nxitë metabolizmin, nxit djegien e yndyrës dhe parandalon mbajtjen e lëngjeve.
Limoni pastron, dhe ndihmon në eliminimin e toksinave nga trupi në mënyrë të natyrshme. Dhe pasi përmban shumë vitaminë C dhe antioksidantë, të cilat e forcojnë sistemin imunitar, përdoren gjerësisht në parandalimin e sëmundjeve.
Kastraveci është shumë i pasur me ujë, minerale dhe antioksidantë që ndihmojnë në hidratimin e trupit dhe ruajtjen e funksionit të duhur të zorrëve.
Së bashku në këtë pije, limoni, kastraveci dhe xhenxhefili plotësojnë njëra-tjetrën dhe bashkohen për të eliminuar toksinat nga trupi juaj dhe t’ju ndihmojnë të humbni peshë, duke hidratuar dhe përmirësuar shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Ja se si ta bësh këtë pije të shijshme:
Do t’ju duhet:
1 limon;
½ e një kastraveci;
½ e një copë xhenxhefili;
1 gotë ujë (200 ml);
Udhëzime
Lani limonin, kastravecin, xhenxhefilin.
Pritini në copa të vogla dhe vendosni në një kavanoz me ujë. Vendoseni kavanozin në frigorifer brenda natës. Të nesërmen, mund ta pini ujin detox.
Është e rekomanduar që të pini këtë detox ujë çdo mëngjes në stomak bosh, dhe gjatë gjithë ditës, të paktën gjysmë ore para çdo vakti.
Përdorni përbërës të freskët çdo herë që përgatitni këtë recetë.