Sa shpesh mund të keni dëgjuar nga prindërit apo të afërmit tuaj “leje të qajë se i hapen mushkëritë”? E dini se në këtë shprehje nuk ka asnjë gjë të saktë? E dini se çfarë ndodh me fëmijën nëse do të lihet të qajë pa ju përgjigjur për një kohë të gjatë?
Ta qarat pa përgjigje të fëmijës
Në momentin që një bebe e vogël fillon të qajë dhe nuk merr përgjigje nga dikush për një periudhë të caktuar kohore, tek ai do të fillojë të rritet niveli i stresit. Gjatë të qarave pa pushim të fëmijës, mund të rritet në nivele shumë të larta hormoni i stresit, gjë e cila do të ketë pasoja tepër negative në vitet e ardhshme, kryesisht në fushën e të mësuarit të fëmijës. Gjithashtu ky stres tek fëmija mund të shkaktojë pagjumësi si edhe simptoma depresive.
Një traumë për fëmijën
Fëmijët që lihen të qajnë për një periudhë të caktuar kohore mund të pësojnë një traumë, kjo pasi tek ai “ndizet një mekanizëm” që e bën atë të kuptojë mungesën e dashurisë dhe përkujdesjes në drejtim të tij. Bebet e perceptojnë ndryshe kohën dhe për ta një minutë të qarash pa përgjigje mund të konsiderohen si një orë vetmi dhe lotësh.
Çfarë duhet të bëjmë?
Ju duhet të përpiqeni t’i përgjigjeni sa më shpejt të jetë e mundur të qarave të fëmijës, duke u përpjekur njëkohësisht të kuptoni edhe shkakun. Është provuar se nëse fëmija ka marrë shumë dashuri dhe përkujdesje në moshë të vogël ka pasur një shëndet më të mirë në vitet në vazhdim, duke qënë më pak i prirur për të shfaqur shenja depresioni.