Mënyra më natyrale dhe e shijshme për të mbrojtur trupin është konsumi i portokallit.
Duke e përfshirë në dietën tuaj të përditshme do të ndjeni, vitalitet dhe mirëqenie, ndërsa vitamina C do t’ju ndihmojë të ndiheni euforikë.
Lëngu i portokallit rekomandohet nga dietologët si një nga pesë vaktet e ditës për funksionimin e duhur të trupit dhe metabolizmin.
Mëngjesi është koha më e mirë për një lëng natyral portokalli, sipas ekspertëve, pasi aktivizon mendjen, rrit vigjilencën mendore dhe aftësinë për t’u përqendruar.
Studimi i ri tregoi se njerëzit që pinë një lëng me mëngjes kanë tendencë të jenë shumë më aktivë në mesditë dhe kanë më shumë oreks.
Por nuk duhet ta pini kurrë me stomakun bosh, pasi mund të shkaktojë probleme me tretjen.