Rregulli 1 kur udhëtoni me avion është që celularin t’a vendosim në “airplane mode”, por jo të gjithë e zbatojnë.
Sigurisht kjo vjen më shumë për faktin se nuk e kanë idenë e pasojave që mund të shkaktojnë gjatë udhëtimit.
Telefonat e ndezur nuk ndërhyjnë tek pajisjet e aeroplanit, sepse teknologjia është shumë e më sofistikuar këto ditë, ama mund të ndërhyjnë tek piloti, aq më tepër nëse po përpiqeni të merrni apo dërgoni thirrje dhe mesazhe, ose gjithçka që dërgon informacion tek telefoni juaj.
“Telefonat duhet të jenë patjetër ‘airplane mode’. Kam pasur interferenca valësh tek radiot e mia gjatë uljes në tokë shumë herë.
Kur telefoni juaj përpiqet të lidhet me valët, bën të njëjtën zhurmë tek unë si ajo që krijohet kur vendos telefonin tek bokset e zërit.
Kjo zhurmë jo vetëm të shpërqendron, por mund të na pengojë të marrim udhëzimet nga kontrollorët e trafikut ajror.
Prandaj fikini telefonat ju lutem. Pse të rrezikojmë sigurinë e të gjithëve kur mund të futesh në Instagram 5 minuta më vonë?”, tregojnë pilotët./Mesazhi/