Ja pse nuk duhet ta blini iPhone 7 të zi

Apple prezantoi dy ngjyra të reja të iPhone në ngjarjen që e mbajti mbrëmë, por njëra ngjyrë duket të jetë problematike.

Ngjyra e re e zezë – e punuar në dizajn qelqi – në iPhone 7 dhe 7 Plus duket se gërvishtet më lehtë se çdo ngjyrë tjetër, thotë Apple.

Kjo u bë e ditur nën seksionin FAQ në faqen e Apple.

Kompania sugjeron përdoruesit që së bashku me celularin e ri të blejnë edhe kasë mbrojtëse për ta mbrojtur celularin.