Për ta bërë sa më të lehtë pastrimin e tavolinës së mëngjesit, lexoni këto këshilla të zgjuara nga Debbie Sardone, organizatore e SpeedCleaning.com.
1.Yndyrat e proshutës, një nga armiqtë më të këqinj të lavamanit
Proshuta e yndryshme dhe krokante është e shijshme, por edhe lë edhe shumë vaj në tigan kur skuqet.
Ç’të bëni për ta pastruar? Keni dy mundësi: ose ta hidhni në një kapak metali deri sa të ftohet dhe ta hidhni më vonë në mbeturina, ose lëreni të ftohet plotësisht në tigan dhe hiqni pjesët e ngurtësuara në plehra.
Asnjëherë mo e hidhni në lavaman, pasi do të ngurtësohej dhe, me kalimin e kohës, tubat e ngushtë do të bllokoheshin. Për të shmangur këto mbetje, mund ta skuqni proshutën në furrë dhe kështu shmangni gjithë yndyrën që krijohet.
2. Kujdes me drithërat
Kur nuk keni një kullesë në lavaman, kujdes me drithërat, sepse mund ta bllokojnë atë. Zgjidhja: “Hidhni në fillim qumështin dhe me një kullesë spageti ose sitë, mblidhni drithërat e mbetura dhe hidhini në mbeturina”, – thotë Sardone.
3. Mbajeni llumin e kafesë larg nga lavamani
Duket i padëmshëm, por ato mund të mbeten nëpër kthesat e tubacioneve. Përdorni një sitë për të mbledhur çdo pikë të llumit të kafesë mbi lavaman. “Llumin e kafesë mund ta hidhni në kopshtin tuaj si pleh”, – sugjeron Sardone. “Ose vendoseni në tas në pjesën e pasme të frigoriferit për të absorbuar aromat”.
4. Pastrimi i blenderit
Blenderi juaj pastrohet plotësisht vetëm me këtë mënyrë: zbrazeni dhe hidhni ujë të ngrohtë deri në gjysmë, shtoni një ose dy pika larës enësh. Pastaj vendoseni prapë te mekanizmi dhe vendoseni prapë në punë.
Ky moment funksionon shumë mirë, por herë pas here “ju duhet të hiqni gjithë pjesët veçmas dhe pastrojeni tërësisht”, thotë Sardone.
5. Tigani që nuk ngjit
Tiganët që nuk ngjiten janë më të thjeshtë: “Ndonjëherë ju vetëm mund ta fshini atë me një letër kuzhine të vetme”, thotë Sardone.
Në rastin më të keq, ju mund të keni nevojë për ta pastruar atë me një sfungjer dhe pak ujë me larës enësh./Mesazhi/