Në mes vrazhdësisë dhe butësisë zgjodhi butësinë
Në mes përçarjes dhe unitetit, zgjodhi unitetin.
Në mes ekstremit dhe mesit, zgjodhi mesin.
Ne mes mendjemadhësisë dhe modestisë, zgjodhi modestinë.
Në mes zlisë dhe dashurisë, zgjodhi dashurinë.
Në mes urrejtjes dhe mëshirës, zgjodhi mëshirën.
Në mes formës dhe esencës, zgjodhi esencën.
Në mes përjashtimit dhe afrimit, zgjodhi afrimin.
Në mes kërcënimit dhe shpresës, zgjodhi shpresën.
Në mes zymtësisë dhe çiltërsisë, zgjodhi çiltërinë.
Në mes anti kulturës dhe kulturës, zgjodhi kulturën.
Në mes qortimit dhe këshillës, zgjodhi këshillën.
Në mes ndarjeve dhe bashkimit, zgjodhi bashkimin.
Në mes zemërimit dhe durimit, zgjodhi durimin.
Në mes gjaknxehtësisë dhe maturisë, zgjodhi maturinë.
Në mes nënçmimit dhe respektit, zgjodhi respektin.
Në mes rëndimit dhe lehtësimit, zgjodhi lehtësimin.
Në mes padrejtësisë dhe drejtësisë, ai zgjodhi drejtësinë.
Në mes personales dhe të përgjithshmes, zgjodhi të përgjithshmen.
Në mes fjalës së vrazhdë dhe të butë, zgjodhi fjalën e butë.
Në mes fjalëve të këqija apo heshtjes, zgjodhi heshtjen.
Në mes helmit apo ilaçit, zgjodhi ilaçin.
Në mes ashpërsisë dhe butësisë, zgjodhi butësinë.
Në mes hakmarrjes dhe faljes, zgjodhi faljen.
Në mes mërrolave dhe buzëqeshjes, zgjodhi buzëqeshjen.
Në mes dorës së shtrënguar dhe bujarisë, zgjodhi bujarinë.
Në mes lakmisë dhe kënaqësisë, zgjodhi kënaqësinë.
Në mes të keqes dhe të mirës, zgjodhi të mirën.
Në mes injorancës dhe diturisë, zgjodhi diturinë.
Ubejd Gashi