Ja pse duhet të shtonin sodë buke në kafe…

Gjyshet ose mamatë kanë një zakon të çuditshëm kur vjen puna për të bërë kafenë e mëngjesit.

Ato hedhin një majë luge me sodë buke, sepse mendohet që e bën kafen më të lehtë për t’u tretur, sidomos ata që kanë një stomak të ndjeshëm.

Kështu që, për të gjithë ata që janë kuriozë, ‘the kitchn” tregon se kjo teknikë nuk është thjesht një sjellje e çuditshme, por shumë e testuar.

Kafja është acid
Kafja merr një aromë të fortë, të lezetshëm sidomos në kokrrat origjinale të kafesë.
Megjithatë, acidi mund të jetë i vështirë për t’u tretuar, nga ata që kanë stomak të ndjeshëm dhe veçanërisht për ata që pijnë më shumë se një filxhan në ditë.

Hedhja e sodës ndihmon për të neutralizuar disa prej acideve natyrale në kafe.
Pak sodë, rreth 1/4 e lugës së çajit me sodë buke për një sasi prej rreth 400 ml kafe mund ta bëjë më të lehtë për t’u tretur.

Çuditërisht, sipas “the kitchn”, soda e bukës nuk ka shije të dallueshme në filxhanin e kafesë.

Studimet sugjerojnë se efektet alkaline të sodës së bukës në kafenë e pjekur janë thjesht të nevojshme për ata që kanë probleme me kafen dhe me tretjen./Mesazhi/