Bananet dëshmojnë të jenë jashtëzakonisht të dobishme dhe konsumi i tyre i përditshëm (pa sasi të tepërt, ekspertët rekomandojnë një deri në tre) ndihmon trupin.
Ja çfarë ndihmon:
-Lehtëson urthin, pasi vepron si antiacid.
-Rrit funksionin e trurit dhe siguron qartësi mendore.
-Lufton stresin. Bananet përmbajnë triptofan, një lëndë ushqyese e vlefshme që shndërrohet në serotonin në trup, e cila nga ana tjetër ka aftësinë të na qetësojë dhe të na bëjë të lumtur.
-Rrit energjinë në trup. Hulumtimet tregojnë se dy banane ofrojnë energji të mjaftueshme për një stërvitje të fuqishme 90-minutëshe. Nuk është rastësi që atletët hanë banane para çdo gare apo seance stërvitore.
-Rekomandohet për ata me anemi, pasi ka një përmbajtje të lartë hekuri dhe mund të stimulojë prodhimin e hemoglobinës në gjak.
-Zvogëlon rrezikun e presionit të gjakut, pasi është shumë e pasur me kalium dhe ka nivel të ulët kripe./Ora News.