Farat chia (Salvia Hispancia) janë ushqim me vlera të jashtëzakonshme. Të vogla dhe me ngjyrë të bardhë apo të zezë, farat chia janë të pasura me acide yndyrore, omega-3 dhe kanë një sasi të konsiderueshme vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh.
Farat chia nuk përmbajnë gluten. Si rezultat i pranisë së acideve yndyrore omega-3, ato veprojnë si antiinflamatore, zvogëlojnë presionin e gjakut, sëmundjet koronare, rreziqet nga kanceri i gjirit, i zorrës së trashë dhe prostatës.
Studimet kanë treguar se konsumimi farave kia ndikon edhe në shëndetin e flokëve, thonjve dhe në rigjenerimin e lëkurës.
Nutricionistët pohojnë se konsumimi i tyre ndikon në funksionimin e muskujve dhe gjithashtu i japin trupit energji.
Përdorimi i tyre ndikon në uljen e oreksit, përshpejton metabolizmin dhe aktivizon glikogjenin, që është shumë i rëndësishëm për djegien e yndyrës.
Në ditë rekomandohet një lugë gjelle me fara kia, por jo duke e tepruar. Mund të konsumohen me kos apo me fruta të thata. /ATSH/