Pa atë kabullin që ushqen baterinë e laptopit tonë jemi të humbur, sidomos në ato raste kur edhe ajo pak ngarkesë që ka mbetur shkarkohet me shumë shpejtësi!
Pavarësisht kësaj, me shumë mundësi një karakteristikë që është thjeshtësisht e kapshme nga syri i njeriut që është pjesë e këtij aksesori mundet edhe t’ju ketë shpëtuar, ose e thënë më saktë, funksionaliteti i atij cilindrit që gjendet në ekstremet e disa karikuesve të baterive.
Ja, tani u zbulua për çfarë shërben!
Disa pajisje funksionojnë me rrymë alternative me frekuenca shumë të larta, që mund të pengojnë funksionimin e sinjalit të pajisje të tjera, si router Wi-Fi, televizione e radio.
Keto cilindra shërbëjne për të evituar frekuencat që cënojnë funksionimin e pajisjeve të tjera: në brendësi të tyre gjendet një material magnetik (ferrit) që ka vetinë të përthithë këto frekuencat të padëshiruara./Mesazhi/