Ja një rast i bujarisë së pashoq (Video)

Qyteti i Stambollit, përvec si qyteti i turistëve, njihet ndryshe edhe si nikoqiri më i mirë i maceve. Shumica e tregtarëve që ushtrojnë zanatin e tyre sillen shumë mirë me to, duke i lënë të flenë në qoshet pranë dyqanit, dhe duke i ushqyer e mirëmbajtur.

Një rast i bujarisë së pashoq shihet edhe në videon e mëposhtme, ku një shitës mishi i ofron maces mishin që ajo e kërkon.

Me sa duket, shitësi ka pasur të bëjë me një kliente të vërtetë, e jo një mace dosido. Ajo vërtetë di se cfarë mishin i pëlqen. Dhe mishshitësi është mëse i lumtur të ja shërbej atë. /MESAZHI/