Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, sot ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për dy ndeshjet e radhës kualifikuese të shtatorit.
Kosova në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’, zhvillon dy ndeshje, atë ndaj Kroacisë më 2 shtator në Zagreb, dhe kundër Finlandës më 5 shtator në Shkodër.
Tashmë futbollistët e ftuar për këto dy ndeshje, kanë filluar të vijnë në Kosovë.Ata përgatitjet për sfidat ndaj Kroacisë dhe Finlandës, do t’i kryejnë në Mitrovicë, në stadiumin ‘Riza Lushta’, me datë 29 dhe 30 gusht.Seancat stërvitore do të jenë të hapura për publikun