Ja në cilat vende punohet më së shumti orë

Neve na duket se mund të punojmë shumë gjatë tërë vitin, por pritni sa të shihni raportin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Raporti i fundit i Punësimit tregon punën mesatare të gjermanëve të cilët punojnë rreth 1,363 orë në vit (që barazohet me rreth 26 orë në javë). Asnjë nga 37 vendet e tjera që shfaqen në studim nuk punojnë për më pak kohë në vit.

Britania mesatarisht punon 1,676 orë në vit, sipas të dhënave të OECD-së – ose e barasvlershme prej rreth 32 orëve në javë, e cila gjithashtu e vë atë drejt fundit të tabelës.

Vendi më i vështirë i punës për të gjithë? Është Meksika. Shtetasi mesatar i vendit të Amerikës Qendrore punon 2,255 orë në vit, ose pak më shumë se 43 orë në javë.

Në vendin e dytë është Kosta Rika, shpesh e përshkruar si vendi më i lumtur në botë; më pas vjen Koreja e Jugut, Greqia dhe Kili.

Cilat kombësi punojnë për orë më të gjata?

  1. Meksikë – 2255 orë në vit
  2. Kosta Rika – 2212
  3. Koreja e Jugut – 2069
  4. Greqia – 2035
  5. Kili – 1974
  6. Rusia – 1974
  7. Polonia – 1928
  8. Letonia – 1910
  9. Izraeli – 1889
  10. Lituania – 1885
  11. Islanda – 1879
  12. Estoni – 1855
  13. Portugalia – 1842
  14. Turqia – 1832
  15. Irlanda – 1820
  16. SHBA – 1783
  17. Republika Çeke – 1770
  18. Hungaria – 1761
  19. Zelanda e Re – 1757
  20. Sllovaki – 1740
  21. Itali – 1730
  22. Japonia – 1713
  23. Kanadaja – 1703
  24. Spanja – 1695
  25. Sllovenia – 1682
  26. Mbretëria e Bashkuar – 1676
  27. Australi – 1669
  28. Finlanda – 1653
  29. Suedi – 1621
  30. Austri – 1601
  31. Zvicër – 1590
  32. Belgjikë – 1551
  33. Luksemburg – 1512
  34. Francë – 1472
  35. Holandë – 1430
  36. Norvegji – 1421
  37. Danimarka – 1410
  38. Gjermani – 1363

Në përgjithësi, orët mesatare të punës kanë rënë në çdo vend për të cilin OECD ka të dhëna. Në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, një punonjës tipik kaloi 1,700 orë në vit duke punuar në vitin 2000 – që ka rënë në 1,676, 17 vite pas.

Rënie më të mëdha janë parë në vende të tjera, si Hungaria. Banorët e tij kanë punuar 2.033 orë në vit në vitin 2000; deri në vitin 2017 kjo shifër ra në 1,761. /MESAZHI/