Ja kush është Shejh Muhammed Muteveli Esh-Sharavi

Shejh Mutevali Sharavi (r.a)

Ja kush është Shejh Muhammed Muteveli Esh-Sharavi
Kënaqësia e All-llahut qoftë mbi të
“Frymën e fundit bëri me gisht në drejtim të panjohur”
Ja RESUL ALL-LLAH

Rrëfen i biri Hoxhës dhe Dijetarit të madh Muhamed Shaaraviu r.a për vdekjen e tij:
“Ai ndaloi nga të ushqyerit 18 ditë para se të vdes. Motra ime i sillte vazhdimisht ushqimin, ai i thonte:
“Oj bija ime tani sa kam ngrënë”
I sillte frute për tu ushqyer, ai thonte:
“Oj bija ime tani sa kam ngrënë, mollë, mango..”
Abdurrahmanin, të birit i thoshte:
“O bir, eja pranë meje dhe më lexo Kur’an”
Kur gabonte në lexim, Rahmetliu Hoxha, e përmirësonte edhe pse ishte në atë gjendje i shtrirë dhe shumë i sëmurë.
Më vonë ndaloi nga pirja e ujit, dhe më pyeti: Cila datë është sot?
I thash: i 14. 06.1998
Tha: Ooof, i 14 i 15 i 16 i 17….. lajmërohu tek filani të më pregatit varrin tim.
Ditën e martë vetëm në ora 12 të natës një ditë para se të vdes, më tha:
“O bir, dua të pastrohem mirë e të vesh Xhelabijen e bardhë…”
Pasi u pastrua, i tha mbesës, i tha: Bija ime, më pastro thonjët!
I thash: o Babë, në këtë natë do të bëhesh dhëndërr?
“Po oj bija ime, do të bëhem dhëndër!”
Me datën 17 në ora 06:30, mezi falte namazin e sabahut dhe u ul…
Papritmas ngriti kokën lartë dhe tha:
ALL-LLAH, ALL-LLAH,
mirë se vjen zotëriu im Ibrahim,
mirë se vjen zonja Zejnep,
Mirë se vjen zotëria im Husejn
Mirë se vjen ky e ky, përmendi shumë emra të evlijave…. dhe u ndal
Papritmas përsëri filloi të flet dhe tha:
ALL-LLAH, ALL-LLAH, ALL-LLAH
A e meritokam unë këtë?
Pse të vjen për mua, do të kisha ardhur unë?
DËSHMOJ SE NUK KA TJETËR ZOT PËRVEÇ ALLAHUT
DHE DËSHMOJ SE( BËRI ME GISHT KA AI) SE TI JE RESUL ALLAH
Esh hedu en la ilahe il-la ALL-LLAH
Ve esh hedu enneke resul ALL-LLAH
O Allah, na furnizo me përfundim të mirë

Nga: Shekfet Baftijari