Ballina Sport Futboll Ja kur zhvillohen ndeshjet e 1/8 së finales në Euro 2024

Ja kur zhvillohen ndeshjet e 1/8 së finales në Euro 2024

Gjermania, Zvicra, Spanja, Italia, Anglia, Danimarka, Slovenia, Austria, Franca, Holanda, Rumania, Belgjika, Sllovakia, Portugalia, Turqia dhe Gjeorgjia janë në mesin e gjashtëmbëdhjetë kombëtareve më të mira.

Po ashtu janë mësuar edhe ndeshjet e 1/8 së finales, ku do të kemi përballje interesante.

Padyshim ndeshja kryesore e kësaj faze është ajo mes Belgjikës dhe Francës, e cila zhvillohe tme datë 1 korrik nga ora 18:00.

Ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Zvicrës dhe Italisë, e cila luhet me 29 qershor nga ora 18:00.

Nikoqiri i këtij Kampionati, Gjermania përballet me Danimarkën, me datë 29 qershor nga ora 21:00.

Spanja për kundërshtar do ta ketë Gjeorgjinë, Portugalia luan me Slloveninë, Holanda me Rumaninë, ndërsa Turqia me Austrinë.

Exit mobile version