Ja kur do të kthehet vapa afrikane

Pas një kohe të gjatë me temperatura të larta, sot në mbrëmje Kosova është përfshi nga të reshura shiu, ndërsa në disa pjesë të vendit kishte stuhi dhe breshër.

Temperaturat e larta, që në disa pjesë të vendit ishin 40 gradë celciues, kanë filluar të bien.

Sipas parashikimeve shirat do të vazhdojnë të bien edhe nesër, ku temperatura maksimale do të jetë 20 gradë Celciues, ndërsa, temperaturat do të fillojnë të ngritën nga e mërkura./Mesazhi/