Skuadra e Barcelonës është duke hetuar nga UEFA për mospërputhje me rregulloret financiare.
Së bashku me klubin katalanas janë edhe nëntë klube të tjera evropiane të nivelit të lartë, përfshirë PSG, Manchester City dhe Milan.
Të premten mediat gjermane kanë raportuar për një sanksion të mundshëm ndaj Barcelonës nga UEFA për mosrespektimin e “fair-play”-it financiar.
Raportohet për disa llogari më shumë se të dyshimta në lidhje me rritjen e të ardhurave që ka pasur klubi katalanas, përveç lëvizjeve të zakonshme të një klubi futbolli.
Gazeta spanjolle Marca, raporton se vendimi përfundimtar nga UEFA për hetimet ndaj Barcelonës dhe klubet tjera evropiane do të merret gjatë muajit shkurt të vitit 2024.