Ballina Jeta Shëndetësi Ja ilaçi natyral që trajton reumatizmin

Ja ilaçi natyral që trajton reumatizmin

Dhimbjet reumatike janë shumë të forta dhe thuajse nuk qetësohen dot pa medikamente. Ilaçi që do t’ju paraqesim në këtë postim është shumë efikas në qetësimin e dhimbjeve reumatike dhe dhimbjeve të tjera

. Vaji me spec djegës është një mënyrë efikase në lehtësimin e dhimbjeve sepse nxit qarkullimin e gjakut.

Gjithçka që ju duhet janë 10 speca të freskët djegës dhe 2 gota vaj ulliri ekstra i virgjër. Lajini specat dhe pritini në copa të vogla.

Futini në një kavanoz qelqi dhe hidhini 2 gotat e vajit sipër. Lëreni vajin e specave të qëndrojë në një vend të errët e të thatë për 7 ditë. Pas këtyre ditëve, kullojeni vajin me anë të një nape.

Masazhoni zonat që ju dhembin me këtë vaj. Këtë proçedurë mund ta përdorni 2 herë në ditë, derisa dhimbjet t’ju kenë kaluar plotësisht.

Është e rëndësishme që ta mbani trupin ngrohtë pasi të keni aplikuar masazhin me vajin djegës./Mesazhi/

Exit mobile version