Pavarësisht se Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED), refuzoi padinë e hapur kundër pranimit të detyrueshëm të refugjatëve në vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), ende vazhdojnë tensionet në lidhje me zbatimin e vendimit mes paditësve Hungarisë dhe Sllovakisë si dhe vendeve të tjera anëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
GJED e cila është gjykata më e lartë e BE-së me seli në Luksemburg më 6 shtator dha vendimin e padisë së hapur nga Sllovakia dhe Hungaria kundër kuotës së BE-së për refugjatët.
Gjykata e cila ka refuzuar padinë e hapur kundër shpërndarjes së detyruar në mesin e vendeve anëtare në mënyrë të përkohshme për refugjatët, në këtë mënyrë ajo ka forcuar pozicionin e Komisionit Evropian (KE) kundër vendeve të cilat nuk pranojnë refugjatët.
Teksa ka nisur “procedurën e shkeljes” për Hungarinë, Poloninë dhe Çekinë të cilat veprojnë në kundërshtim me planin e njoftuar dy vite më parë në lidhje me shpërndarjen në vendet e tjera anëtare të 160 mijë refugjatëve që ndodhen në Itali dhe Greqi, KE ka njoftuar raportet në lidhje se cili vend dhe sa refugjatë ka pranuar deri më sot në kuadër të planit.