Ja fotoja e vërtetë e Profetit Muhamed

A e dini se?!

Kur’ani e triumfoi të drejtën e një hebreu përmbi vetë Profetin Muhamed a.s..

Ai ishte lidhja e fundit e tokës me qiellin. Ai hapi një dritare drite drejt qiellit për njerëzimin e mbytur në errësirë.
Sinqeriteti i tij mund të konfirmohet duke medituar mbi strukturën e thirrjes së tij, që ai e solli dhe duke matur ndikimin e madh që ai bëri në histori dhe në shpirtrat e qindra miliona njerëzve.

Nuk ka mundësi të ushtrohet gjithë ky ndikim në histori, përveç nga një njeri besnik dhe i sinqert, trillimi nuk do të mund të mbijetonte gjithë këtyre shekujve…

Ai doli me fjalë të pastra, të thjeshta, të njohura për instiktin njerëzor, pa kurrëfarë paqartësie dhe kompleksiteti:
“Kjo botë është një rrugë drejt botës së përjetësisë, kjo qenie njerëzore është e lidhur me burimin suprem të ekzistencës dhe kjo jetë nuk është e kotë, çdo gjë qoftë mirë apo keq do të shpërblehen apo ndëshkohen. Allahu di gjithçka, tek Ai të gjithë njerëzit do të kthehen e do t’ju kërkoj llogari për atë që kanë bërë më parë.
Muhamedi a.s. është mëshirë për botët, atij sa herë që ju ofrua mundësia të zgjedh midis dy gjërave, e zgjodhi gjithnjë më të lehtën e tyre, për sa kohë që nuk ishte mëkat apo dëm i lidhjeve farefisnore.

Parimi i drejtësisë është një themel i fortë në thirrjen e Muhamedit, paqja e Zotit qoftë mbi të. Nuk është drejtësi specifike vetëm midis muslimanëve, por është drejtësi për të gjithë njerëzit: “Nëse gjykoni midis njerëzve, gjykoni me drejtësi.”
Kur’ani e triumfoi të drejtën e një hebreu përmbi vetë Profetin Muhamed a.s..

Islami e nderoi njeriun me respekt për njerëzoren e tij. I Dërguari, paqja e Zotit qoftë mbi të, qëndroi në këmbë në varrimin e një hebreu dhe tha: “A nuk është ai shpirt njeriu”.

I Dërguari Muhamed a.s. është ai që i riktheu thelbin e qenies njerëzore. Një person nuk vlerësohet vetëm mbi bazën tij materiale, racore apo etnike, por nga kontrolli ndaj vetvetës dhe pastërtisë në zemrës së tij: “Më i miri tek Zoti, është më i ndershmi nga ju”. Biografia e tij vendosi ekuilibrin real të vlerësimit, një njeri i varfër si Abdullah bin Umm Mektum apo Bilal bin Rabah mund të jenë më me peshë në ekuilibër sesa zotërit e kurejshitëve dhe paria e tyre.
Profeti Muhamed a.s. pohoi barazinë njerëzore dhe hodhi poshtë diskriminimin racor, një parim që njerëzimi ende po përpiqet të vendosë: Nuk ka asnjë preferencë për një arab para një joarabi, as për një person të bardhë mbi një person të zi përveç me devotshmëri.
Muhamedi, paqja e Zotit qoftë mbi të, është një shembull frymëzues i epërsisë morale. Jeta e tij mishëronte më të lartën e moralit, nga sinqeriteti, butësia, ndershmëria, përmbushja e besëlidhjes, bamirësia për të afërmit dhe fqinjët, falja me mundësi hakmarrjeje, mëshira për të dobëtin, përulësia dhe ndjekja e nevojave të jetimit. Secila nga këto vlera morale do ta shpëtojë njerëzimin nga mundimet e tij dhe do ta fusin atë në parajsën e qetësisë dhe paqes.

Një nga shtesat e Muhamedit, paqja e Zotit qoftë mbi të, në historinë njerëzore është çlirimi i njeriut ga konflikti i materies, shpirtit, botës dhe fesë, sepse nevojat materiale njerëzore sipas konceptit islam nuk janë të ndyra, ashtu si disa doktrina shpirtërore që denigruan jetën materiale të njerëzve. Islami merr parasysh nevojat e njeriut, e nxit atë t’i përmbushë ato dhe i kujton hakun e Zotit në to, duke e bashkuar kështu njeriu lumturinë e kësaj bote dhe botës tjetër.

Muhamedi a.s. u dërgua në një mjedis të dominuar nga shpirti fisnor, megjithatë ai arriti të krijoj një shoqëri urbane me një kushtetutë civile e cila rregullonte marrëdhëniet midis banorëve të vendit, kështu Muhamed a.s. paraqiti një shembull të hershëm në histori të një kulture të bashkëjetesës dhe pranimit të tjetrit.

Profeti Muhamed u dërgua në një mjedis të shkatërruar nga luftërat, gjaku dhe një kulturë hakmarrjeje, megjithatë ai triumfoi mbi atë mjedis. Kur’ani kufizoi luftimet përveç si një përgjigje ndaj agresionit dhe dëbimit nga shtëpia. Ndaloi hakmarrjen dhe kërkoi që askush të mos bartë barrën e tjetërit. Ai në predikimin e haxhit lamtumirës tha: “Gjakmarrjet e periudhës para islamike kanë marrë fund, dhe se gjakun e parë qe do të falim sot, është gjaku i Amir bin Rabiah , djali i axhës së tij.

Ai ishte i etur për të udhëzuar njerëzit, deri në atë masë sa rrezikoj vetën e tij nga hidhërimi për të ata që nuk i besuan, ai ishte i mëshirshëm me ta, ai nuk zemërohej për egon e tij. Në Taif e gurzuan dhe lënduan trupin e tij të bekuar, me atë rastë iu afrua Meleku i kodrave dhe i tha atij, nëse dëshiron, të dy kodrat i hudhi mbi ta. I Dërguari i Mëshirës u përgjigj: “Jo, ndoshta Zoti do të nxjerrë nga pasardhësit e tyre një gjeneratë që thonë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut “.

Pasi njerëzit e tij e luftuan atë për njëzet vjet, e dëbuan nga vendi i tij, i vranë shumë shokët dhe familjar të tij dhe kërkuan ta eleminonin ata, një ditë i mundi ata dhe ju drejtua atyre me pyetjen: “Çfarë mendoni se do të bëj me ju?” Ata thanë: Një vëlla bujar dhe një nip bujar, ai tha: “Shkoni, ju jeni të lirë”. Shpirti i tij ishte më i madh, se sa të mposhtej nga ndjenjat e inatit dhe hakmarrjes, prandaj i fali, përkundër mundësisë së plotë për hakmarrje.

Në predikimin e tij të fundit pasi Gadishulli Arabik u përfshi i tëri nga besimi i tij dhe kishte vetëm disa javë para largimit të tij nga kjo botë, ai përshkroi parimet universale të mesazhit islam:
O ju njerëz, gjaku dhe nderi juaj janë të ndaluara për ju derisa të takoheni me Zotin tuaj. O Zot, unë e kumtova, e ju jeni dëshmitar! Kush ndegjon dhe beson në këtë, le t’ua përcjell atyre qe nuk janë këtu! O ju njerëz, besimtarët janë vëllezër dhe nuk lejohet të preket pasuria vëllait, përveçse me mirësi dhe lejen e tij.
Mos u ktheni pas meje si të pafe, e të mbysni njëri-tjetrin. Unë po e kumtoj… O Zot, dëshmo!
O ju njerëz, Zoti juaj është një, zanafilla e juaj është një, të gjithë ju i përkisni Ademit, ndërsa Ademi nga dheu .. Më i miri tek Zoti, është më i devoshmi nga ju, nuk ka asnjë meritë arabi mbi joarabin, as i bardhi mbi të ziun përveç me devotshmëri …
Siç e shihni edhe në predikimin e tij të fundit pasi Gadishullit Arabik ishte konvertuar i tëri,ai nuk ishte kryelartë, mendjemadh dhe i përhumbur nga ndjenja e arritjeve. Përkundrazi, ai ishte ende i përkushtuar për të përcjellë mesazhin, prandaj vazhdimisht pyeste njerëzit: “A u arriti mesazhi, a e kumtova të tërin?” Ai nuk e ndjente krenarinë e arritjes, por peshën e besimit që Zoti i kishte besuar.
Një njeri i madh qe në tërë jetën u përpoq me të gjitha forcat deri në frymën e tij të fundit, për t’i udhëhequr njerëzit dhe për të vendosur drejtësinë. Ai është i denjë që thirrja e tij të arrijë në lindje dhe perëndim të tokës.

Nga: Halil Avdulli

Mesazhi.com