Ja ekipet që po humbin më së shumti nga kriza e koronavirusit

Klubet në të gjithë Evropën po shohin se vlera e skuadrave të tyre po bie gjatë krizës së vazhdueshme të koronavirusit, sipas një studimi të ri.

Observatori i Futbollit CIES, ka përpiluar një raport të ri që merr parasysh moshën e skuadrave në të gjithë kontinentin, sasinë e kohës që lojtarët kanë në kontratat e tyre, dhe faktin që mungesa e veprimit aktual po i ul vlerat e transferimit të tyre.

Ata pretendojnë se një mungesë e plotë e futbollit në pesë ligat më të mira të Evropës deri në fund të qershorit do të ketë një rënie prej 28 përqind të vlerës së lojtarëve nëpër klube të ndryshme, transmeton lajmi.net.

Sheffield United dhe Everton janë dy klubet e Premierligës që bëjnë 20 vendet më të prekura në të gjithë Evropën.

Observatori i Futbollit CIES – Vlera e skuadrës zvogëlohet nëse nuk luhen ndeshje (11/03/2020 – 30/06/2020):

Marseille (Ligue 1) – 37.9%

Inter Milan (Serie A) – 35.7%

Verona (Serie A) – 34.3%

SPAL (Serie A) – 34.2%

Sheffield United (Premier League) – 33.2%

Bayern Munich (Bundesliga) – 33%

Real Betis (La Liga) – 33%

Lazio (Serie A) – 32.8%

Leganes (La Liga) – 32%

Werder Bremen (Bundesliga) – 32%

Getafe (La Liga) – 31.9%

Real Madrid (La Liga) – 31.8%

Cagliari (Serie A) – 31.7%

Paris Saint-Germain – 31.4%

Valencia (La Liga) – 31.3%

Torino (Serie A) – 31.3%

AC MIlan (Serie A) – 31.2%

Barcelona (La Liga) – 31.2%

Everton (Premier League) – 30.9%

Espanyol (La Liga) – 30.9%.