Ballina Artikuj Ja dy shprehjet të cilat po jua pengojnë suksesin

Ja dy shprehjet të cilat po jua pengojnë suksesin

Një profesor pohon se dy gabime të vogla janë duke ndikuar negativisht në mënyrën se si tjerët ju shikojnë, dhe kjo ju pengon ta arrini suksesin.

Duke i përmirësuar këto dy gabime, thotë Bernard Roth, ju mund të arrini shumë më shumë.

Roth, i cili është profesor i inxhinierisë mekanike, ka shkruar se si mënyra se si mendoni e formëson suksesin tuaj.

Nga këshillat e tij më të rëndësishme, është që t’i zëvendësoni  dy shprehjet më të zakonshme që mund t’i keni me dy tjera më të mira. Si p.sh.:

“Më duhet të…” vs “Dua të…”

Roth sugjeron që ta përdorni frazën “dua të…” në vend të “më duhet të…”.

Duke thënë se duhet të bëni diçka, ju e bëni atë të tingëllojë si detyrë, kësisoj ndieni presion.

Por, duke thënë se dëshironi të bëni diçka, njerëzit do të kenë një përshtypje më të mirë për ju, ndërsa edhe ju do ta keni më të lehtë ta përfundoni detyrën.

“Por” vs “Dhe”

Njëjtë sikur shembulli i mësipërm, kur flitet për detyra të ndryshme, përdorimi i fjalës “por” sugjeron se ka ndonjë problem, ndërsa “dhe” sugjeron se ekziston një problem por duhet të gjendet zgjidhja. /Mesazhi/

Exit mobile version