Presidenti francez, François Hollande, ka deklaruar sot se Evropa duhet të mbrojë veten edhe pa qenë SHBA-ja, raporton Anadolu.
Hollande ka bërë një deklaratë për mediat pak përpara fillimit të Samitit jo zyrtarë të liderëve të BE-së në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë.
“Evropa duhet të japë një provim pas Brexit-it. Duhet të sqarojmë një plan konkret”, ka thënë Hollande dhe më pas ka theksuar se në këtë samit do të diskutohen tema si siguria e Evropës, përgatitjet për të ardhmen dhe dhënia e shanseve për të rinjtë.