Është diçka më shumë se turbullirë e kokës!
Shumica prej nesh kanë përjetuar ndonjë rast të marramendjes në një mënyrë ose në një tjetër, si pasojë e stresit, apo momenteve të palumtura në jetë.
Por, për dikë me marramendje si çrregullim i bilancit trupor në të cilën ju duket sikur dhoma po përmbyset nga të gjitha anët përderisa jeni duke qëndruar akoma në këmbë, është diçka vërtetë shqetësuese dhe kjo marramendje mund të konsumojë të gjitha dhe të ndërhyjë në jetën tuaj të përditshme.
Këtu, po ju paraqesim gjithçka që duhet të dini rreth kësaj gjendje të tingëllimës së veshit dhe marramendjes”
Marramendja është gjendje shumë e lodhshme
Marramendja është një ndjenjë e lëvizjes kur nuk ka fare lëvizje, thotë Damon Raskin, internist i certifikuar në Kaliforni. Dikush mund të mendojë se dhoma po rrotullohet rreth tyre ose po lëkundet sikur një anije.
Ndjesia juaj e drejtpeshimit varet nga sinjalet që sytë, nervat shqisore dhe veshi i japin trurit tuaj, thuhet sipas klinikës Mayo. Nëse këto sinjale nuk përputhen, atëherë truri juaj përjeton konfuzion duke shkaktuar marramendje. Kjo gjendje shpie në të vjella dhe vështirësi për të qëndruar në këmbë.
Ekzistojnë dy shkaqe të zakonshme
I pari është virusi i quajtur labyrinthitis – infeksion i brendshëm i veshit që shkakton një strukturë të thellë brenda veshit tuaj për t’u inflamuar, thotë Raskin. E dyta është problem i veshit të brendshëm që quhet si marramendje beninje me pozitë paroksimale, në të cilën kristalet e kalciumit shkëputen në veshin e brendshëm duke dërguar sinjale false në tru se jeni në lëvizje.
Marramendja është një simptom, jo një gjendje mjekësore
Për të zbutur marramendjen, ajo që shkakton duhet të diagnostikohet dhe të trajtohet. Si një simptomë, marramendja shpesh diagnostikohet klinikisht më një histori të plotë dhe ekzaminim klinik.
Shkaqet tjera të marramendjes mund të përfshijnë çrregullime të veshit të brendshëm si dhe çrregullime më pak të zakonshme si tronditja, skleroza e shumëfishtë.
Ekspozimi ndaj disa toksinave ose efekteve anësore të disa prej medikamenteve të caktuara mund të shkaktojë efekte anësore që të imitojnë marramendjen.
Disa njerëz janë më të prirur për marramendje se të tjerët
Pothuajse 40% e të rriturve përjetojnë marramendje në SHBA, të paktën një herë në jetën e tyre, me më shumë gjasa nga ana e femrave se sa meshkujt, kjo mund të ndodhë ne çdo moshë, më së shpeshti tek njerëzit mbi 50 vjeç.
Disa njerëz gjithashtu mund të jenë më të prirur për marramendje për shkak se veshi i tyre i brendshëm komunikon me pjesën tjetër të trupit të tyre.
Migrena mund ta shkaktojë marramendjen
Për disa persona, sikur migrena të mos ishte e mjaftueshme dhe përjetojnë simptoma tjera. Kjo njihet si migrena vestibulare, të cilat shpesh përcillen me marramendje dhe nuk trajtohen në një shkallë prej rreth 50%, thekson kirurgu për migrenë, Mark Khorsandi.
Këto episode mund të zgjasin nga disa minuta deri në disa orë dhe mund të përfshijnë ndjeshmëri të dritës dhe zhurmës, thuhet sipas klinikës Mayo. Nëse vuani nga marramendja, por dyshoni se mund të keni edhe simptoma të migrenës, duhet të mbani shënime për çdo ndryshim që mund të jetë shkaktar i mundshëm për këtë gjendje.
Nuk ka asnjë mënyrë për ta parandaluar marramendjen
Sigurisht, aktivitete të caktuara mund të ju bëjnë më të ndjeshëm, por nganjëherë marramendja mund të ndodhë edhe pa ndonjë arsye të njohur. Duket se njerëzit e përjetojnë këtë më shumë kur janë në fluturim apo kur janë shtrirë duke bërë ushtrime, si yoga dhe pilates, në të cilën koka mund të jetë shumë mbrapa për një periudhë të gjatë kohore.
Trajtimi ndryshon në varësi të diagnozës
Nëse shkaku i marramendjes suaj është viral, mjeku juaj mund të përshkruajë medikamente për të ndihmuar rreth simptomave, thotë Raskin.
Nëse është si rezultat i shpërndarjes së kristaleve të kalciumit, neurologu mund të bëjë një sërë lëvizjesh të veçanta të kokës dhe trupit – të njohur si rivendosja e kanalit – për të ndihmuar që kristalet të dalin nga kanali i veshit dhe të kthehen në dhomën e brendshme të veshit.
Mjeku juaj mund të sugjerojë poashtu terapi për drejtpeshimin e trupit, në mënyrë që sistemi i balansit trupor të jetë më pak i ndjeshëm ndaj lëvizjes.
Marramendja mund të jetë një shenjë e diçkaje më serioze
Nëse mendoni se po përjetoni një gjendje të tillë për herë të parë, provoni të uleni qetë për disa minuta. Kjo ndihmon që marramendja të zbutet dhe ju lejon t’i kushtoni rëndësi ndjenjave që po përjetoni.
Nëse vëreni kryesisht ndryshim kur të lëvizni pozicionin e kokës, ndoshta mund të prisni disa ditë para se të konsultoheni me mjekun tuaj.
Sidoqoftë, nëse marramendja juaj shoqërohet me simptoma tjera, siç është dhimbja e rëndë e kokës, vizion i dyfishtë, dhimbje gjoksi, kumbim i veshit apo humbje e dëgjimit, atëherë ndoshta ju mund të përjetoni diçka më serioze./Mesazhi/