E po çdokush dëshiron të shkëputet për disa ditë nga realiteti monoton.
Në shumë raste problemi i vetëm, nëse mund ta konsiderojmë të tillë, është zgjedhja e vendit që do të vizitoni.
Pikërisht ky është edhe qëllimi i këtij artikulli, pra t’ju orientojë ju si lexues drejt vendeve turistike më përrallore dhe më interesante.
Për këtë na vijnë në ndihmë sugjerimet e ekspertëve të udhëtimeve.
Zbuloni ishujt e izoluar të Wayag, Indonezi
Nga gjithë bukuria që Indonezia ka për të ofruar, Wayag është ndoshta vendi më mahnitës, thotë Michael Travers, kreu i marketingut dhe komunikimit në ‘SeaTrek Sailing Adventures.’
“Wayag ka qendra karstike dhe ishuj gëlqerorë fantastikë, duke u kthyer kështu në ‘gjireta’ të strehuara me plazhe me rërë të bardhë dhe shkëmbinj nënujorë koralesh,” thotë eksperti Travers.
Nuk ka asnjë fshat aty afër dhe vizitorët mund të arrijnë vetëm me anije, shton Travers.
“Patjetër që do të rekomandoja të ngjiteshit në pikën e vëzhgimit në anën perëndimore të Gjirit të Wayag Bay.”
Vizito Egjiptin pa ‘turma’
“Unë ju rekomandoj të shkoni në Egjipt që tani,” thotë Geoffrey Kent, themelues i Abercrombie & Kent.
“Kam udhëtuar atje në fund të vitit 2015 dhe është me të vërtetë një eksperiencë që vjen një herë në jetë për të parë këto vende me pak turma. Për shembull, në Abu Simbel, isha në tempullin e Ramsës dhe kisha gjithçka për vete për disa minuta.
Teksa po ngjitesha në shkallët e ngushta në qendër të Piramidës së Keopsit, përjetoja ndjesi unike.”
Vizitoni shumëllojshmërinë e kafshëve në Namibi
“Unë do ju sugjeroja që të shkonit në Bregun e Skeletit, Namibi”, thotë Lucy Jackson, bashkëthemelues dhe drejtor i Lightfoot Travel.
“E egër dhe e tmerrshme, kjo shkretëtirë e largët të emocionon shpirtin”, thotë ajo.
“Nuk do t’i harroj kurrë sytë e dunave të rërës së Namibisë që rrëzohen në Oqeanin Atlantik, duke fluturuar mbi lumin Hoanib nga Cessna, ku gjirafat dhe elefantët e bëjnë destinacionin akoma edhe më të mrekullueshëm.”
Shihni dritat shumëngjyrëshe në Kanada para se të bini për të fjetur
“Kanadaja po feston vitin e 150-të që nga Konfederata, kështu që vendi ofron vizita falas në parqet e saj kombëtare për tërë vitin”, thotë Hannah Tydeman-Klassen, themelues dhe drejtor i ‘Curio Trips’.
Por, ndërsa shumica e njerëzve hyjnë në liqenet blu të ndezura dhe malet e mbuluara me borë të Parkut Kombëtar Banff, ekspertja ju fton që të shkoni në Territorin e Veriut të Yukonit.
Juve ju ofrohet një shans për të parë shfaqjen më të madhe natyrore të bukur në botë.
Vizitoni ‘plazhet e virgjëra’ në Vilanculos, Mozambik
“Nuk dija shumë për Mozambikun para se ta vizitoja”, thotë Kristin Addis, CEO, Be My Travel Muse.
Është një nga vendet bregdetare në Afrikën Jugore që ka më pak informacion në internet.
“Kur unë udhëtova atje sapo ishin ‘hapur’ plazhet e mrekullueshme me rërë të bardhë.”
Mësoni të bëni ‘surf’ në Nosara, në Kosta Rika
Provinca e Guanacastës në Bregun Paqësor të Kosta Rikës është një strehë për sërfistat, sipas Matthew Karsten të ‘Expert Vagabond’.
Shumë qytete të ‘surf-it’ mund të jenë paksa të mbushur me njerëz. “Kjo është ajo që e bën unik këtë vend – qyteti i vogël i Nosara nuk merr aq vizitorë.”
Për personat që nuk dinë të bëjnë surf, klasa ‘yoga’ dhe hipizmi janë aktivitete të njohura gjithashtu.
Udhëtoni midis Beogradit dhe Malit të Zi
Mark Smith, eksperti i trenit në ‘Seat61’, thotë se udhëtimi prej 296 kilometrash midis kryeqytetit serb dhe bregdetit Adriatik të Malit të Zi është një nga udhëtimet më spektakolare të trenave në Evropë.
“Mendoj se është absolutisht epik, ai arrin mbi 3.000 metra mbi nivelin e detit dhe është një eksperiencë që të lë pa frymë”, thotë Smith.
“Është gjithashtu një mrekulli inxhinierike me 254 tunele dhe 435 ura, duke përfshirë vijëzën më të lartë hekurudhore të botës, ku të gjitha shpenzimet mbulohen vetëm me një biletë 22 $ .”
Zbuloni ‘diçka të egër’ në Parkun Kombëtar Wilpattu, Sri Lanka
Parku më i vjetër dhe më i madh kombëtar në Sri Lanka, Wilpattu, lejon udhëtarët të gjurmojnë leopardin e pakapshëm dhe ariun e keq, thotë Skandha Ponniah, menaxher marketingu për ‘SriLankaInStyle’.
Aty çdo gjë përjetohet në qetësi relative.
“Sigurohuni që të parkoni në brigjet e një villu (një liqeni natyror të cekët të mbushur me shi dhe të rrethuar nga fusha të hapura me bar)”, thotë Ponniah.
Udhëtoni nëpër malet e Indisë
Maxine Headley, eksperte e udhëtimit ‘Smith24’, thotë se India është e njohur për mitet e saj.
Headley rekomandon që mos të rrini shumë në Himalaje, por të ecni dhe të zbuloni malet e tjera të Indisë, ku ditët janë të mbushura me aventura dhe netët shijohen këndshëm nën dritën e yjeve.
“Më pëlqen të kaloj nëpër pemishte të bukura, duke shkelur kanione dhe duke u ndalur për të admiruar tempujt budistë me statujat gjigande prej ari të pikturuara rreth peisazhit”.
Flini ‘poshtë yjeve’ në Kenia
Nicky Brandon, drejtor i shitjes dhe marketingut dhe eksperti i udhëtimit në Afrikë për ‘Ker & Downey’, këshillon të shkoni në Kufirin Verior të Kenias për një udhëtim vërtet të pashembullt.
Ajo rekomandon një qëndrim në Sasaab. Përveç disqeve të lojës, udhëtarët mund të shkojnë në kuadrin e bikingut, të udhëtojnë me deve dhe të ecin pa pushim.
“Unë besoj se vizita e fshatit këtu është përvoja më autentike dhe e vërtetë.”
Gjithashtu, të bukura për t’u parë janë gjirafat, zebrat e Grevy-it, gerenuk, dhe struci somalez, të cilat janë kafshët më unike në Kenia./Mesazhi/