Ballina Jeta Dieta Ja dieta me portokall dhe vezë

Ja dieta me portokall dhe vezë

Dhjetëvjeçarin e fundit kemi dëgjuar të flitet shumë për dietat. Është një term i përdorur rëndomtë, por shpeshherë jemi të paqartë rreth kuptimit të vërtetit të tij.

Dieta është një regjim ushqimo , një mënyrë e shpejtë për të rënë në peshë. Por duhet të keni parasysh se dietat që mundësojnë rënie të shpejtë nga pesha nuk janë aspak të shëndetshme dhe mund t’ju japin dyfishin e peshës së humbur nëse nuk mbani një regjim të rregullt ushqimor edhe pas tyre.

Për këtë arsye ju propozojmë këtë dietë shëndetshme që ju ndihmon të humbni 3 deri në 5 kg brenda një një muaji.

• E HËNË

Mëngjesi – 1 portokall, 1 biskotë integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqerDreka – 1 portokall, 1 vezë e zier, 1 gotë qumësht pa yndyrë ose kosDarka – 2 domate, 2 vezë të ziera, 1 kastravec, 1 fetë bukë integrale

• E MARTË

Mëngjesi – 1 portokall, 2 biskota integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqerDreka – 1 portokall, 1 vezë e zier, 1 gotë qumësht, 2 biskota integraleDarka – 125 gr mish pule, 1 domate, 1 filxhan çaj pa sheqer

• E MËRKURËMëngjesi – 1 portokall, 2 biskota integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqerDreka – 1 portokall, 1 vezë e zier, 1 gotë qumësht, pak sallatë jeshileDarka – 125 gr mish vici, 1 portokall, 1 fetë buk integrale

• E ENJTEMëngjesi – 1 portokall, 2 biskota integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqerDreka – 125 gr djathë i bardhë, 1 domate, 1 fetë bukë integrale.Darka – 125 gr peshk në zgarë, 2 domate, 1 fetë bukë integrale, 1 mollë jeshile

• E PREMTEMëngjesi – 1 portokall, 2 biskota integrale, kafe ose çajDreka – 125 gr peshk, 1 domate, 1 fetë bukë integraleDarka – 500 gr perime të ziera (karrota, bizele, brokoli, patate etj), 1 vezë, 1 domate.

Në fundjave mund të hani çfarë të doni, por pa e tepruar. Javën e dytë rifillojeni dietën nga fillimi. Gjatë dietës duhet të pini 2 l ujë në ditë./Mesazhi/

Exit mobile version