Ja dieta Detoksifikuese??? Konsumoni sa më shumë ujë

Sipas shkencëtarëve dietat  detoksifikuese janë humbje parash dhe kohe  dhe në vënd që të ulemi përpara një shumëllojshmërie frutash, përpara sheqerit dhe kafes ajo cfarë duhet të bëjmë është të konsumojmë ujë dhe të bëjmë gjumë të rehatshëm

Trupi ynë është në gjëndje të mbrohet shumë mirë nga një sërë rreziqesh që na kanosen dhe kjo mbrojtje ndodh shumë shpejt.

Por marrja e tabletave të ndryshmë, ndjekja e dietave, konsumimi I pijeve apo I cajrave me efekt detoksifikues  mund të ngadalësoje këtë proçes.

Shumë persona në New York duke përdorur dieta të tilla, duke ulur konsumin e sheqerit e të kafes dhe duke purifikuar sistemin e organizmit,  mendojnë se do të humbasin peshë.

Aktorja  Gwyneth  Paltrow  vlerësoi të mirat që sjell ngrënia e çokollatës së zezë.

Alan Boobis, toksikolog në kolegjin “Imperial” Londër, shprehet se vetë organizmi ynë ka një sistem  shumë të sofistikuar detoksifikimi.

Prandaj dhe mbajtja e dietave apo konsumimi i lëngjeve me efekt detoksifikimi që reklamohen, nuk këshillohet të konsumohen./Mesazhi/