Sipas shkencëtarëve dietat detoksifikuese janë humbje parash dhe kohe dhe në vënd që të ulemi përpara një shumëllojshmërie frutash, përpara sheqerit dhe kafes ajo cfarë duhet të bëjmë është të konsumojmë ujë dhe të bëjmë gjumë të rehatshëm
Trupi ynë është në gjëndje të mbrohet shumë mirë nga një sërë rreziqesh që na kanosen dhe kjo mbrojtje ndodh shumë shpejt.
Por marrja e tabletave të ndryshmë, ndjekja e dietave, konsumimi I pijeve apo I cajrave me efekt detoksifikues mund të ngadalësoje këtë proçes.
Shumë persona në New York duke përdorur dieta të tilla, duke ulur konsumin e sheqerit e të kafes dhe duke purifikuar sistemin e organizmit, mendojnë se do të humbasin peshë.
Aktorja Gwyneth Paltrow vlerësoi të mirat që sjell ngrënia e çokollatës së zezë.
Alan Boobis, toksikolog në kolegjin “Imperial” Londër, shprehet se vetë organizmi ynë ka një sistem shumë të sofistikuar detoksifikimi.
Prandaj dhe mbajtja e dietave apo konsumimi i lëngjeve me efekt detoksifikimi që reklamohen, nuk këshillohet të konsumohen./Mesazhi/