Tensionet midis palestinezëve dhe forcave izraelite për Al-Aksanë kanë nxitur bashkësinë ndërkombëtare të kërkojë qetësi dhe rivendosje të status quo-së, për tu dhënë myslimanëve kontroll fetar mbi xhaminë e tyre të shenjtë.
Ndonëse të pakta në numër, vendet të cilat kërkuan zgjidhje të problemit ishin këto:
- Turqia”Çdo kufizim ndaj myslimanëve që hyjnë në xhaminë Al-Aksa është i papranueshëm,” tha presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan. “Mbrojtja e karakterit islam dhe e shenjtërisë së al-Quds [Jerusalemit] dhe al-Haram al-Sharif [kompleksi al-Aqsa] është e rëndësishme për të gjithë botën muslimane”.
“Është e papranueshme që hyrja e muslimanëve dhe palestinezëve në xhami të bllokohet,” tha zëdhënësi presidencial Ibrahim Kahn. “Ne e interpretojmë këtë lëvizje si një ndryshim në status quonë e Xhamisë el-Aqsa”.
2. Libani
Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij, presidenti libanez Michel Aoun “dënoi dhe denoncoi agresionet e vazhdueshme izraelite ndaj shenjtërisë së xhamisë së Al-Aksas dhe mbylljes së dyerve të xhamisë për besimtarët”.
3. Shtetet e Bashkuara
Në një deklaratë të lëshuar të dje, Shtëpia e Bardhë tha se është “shumë e shqetësuar” lidhur me tensionet që po ndodhin në Jerusalem.
“SHBA i bën thirrje shtetit të Izraelit dhe Mbretërisë Hashemite të Jordanisë të bëjnë përpjekje për mirëbesim, për të zvogëluar tensionet dhe për të gjetur një zgjidhje që siguron sigurinë publike dhe sigurinë e vendit, si dhe që mban status quo-në”, thuhet në deklaratë.
4. Jordania
Ministri i Jashtëm i Jordanit, Ayman al-Safadi i tha Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini se Jordania po bën krejt cka ka në dorë për rivendosjen e qetësisë dhe përfundimit të krizës, bazuar në parimet e sigurisë, stabilitetit dhe respektit të Izraelit për gjendjen historike në Jerusalem.
5. Egjipti
Në një deklaratë të postuar në Facebook, ministria e jashtme e Egjiptit i kërkoi Izraelit të ndaloj dhunën dhe paralajmëroi për rritje të tensioneve në xhaminë el-Aqsa.
Deklarata e Ministrit i bëri thirrje Izraelit që të ndalojë dhunën ndaj palestinezëve dhe vendeve të shenjta, dhe të respektojë lirinë e adhurimit për palestinezët.
6. Arabia Saudite
Këshilli i Ministrave të Arabisë Saudite i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbajë përgjegjësi për të ndaluar këto praktika që “thellësisht lëndojnë ndjenjat e myslimanëve anembanë globit”.
Sesioni javor, i kryesuar nga kujdestari i dy xhamive të shenjta, Mbreti Salman, e përshkroi aktin izraelit si një zhvillim të rrezikshëm që do të komplikonte më tej situatën në territoret e pushtuara palestineze.
7. Afrika e Jugut
Udhëheqësit muslimanë të Afrikës së Jugut dhe grupet e të drejtave civile kanë dënuar qasjen kufizuese të Izraelit në Xhaminë Al-Aqsa, vendi i tretë më i shenjtë i Islamit.
Bashkësia fetare u ka apeluar imamëve anembanë vendit që këtë të premte të përqëndrojnë hutbet e tyre në atë që po ndodh në Al-Aksa dhe të shfaqin solidaritet për muslimanët atje.
“Ne u kemi bërë thirrje muslimanëve në mbarë botën që të agjërojnë çdo të enjte derisa al-Aksa të çlirohet”.
8. Unioni Ndërkombëtar i Dijetarëve Musliman
Unioni Ndërkombëtar me qendër në Doha u bëri thirrje të gjithë muslimanëve të tregojnë solidaritet me besimtarë
“Ne i bëjmë thirrje të gjithë myslimanëve që të bëjnë lutje kundër veprimeve sioniste në Jerusalem dhe njerëzve që banojnë atje”, thuhet në një deklaratë të grupit.
Bashkimi Evropian
“Ne i bëjmë thirrje shtetit të Izraelit dhe Mbretërisë Hashemite të Jordanisë që të punojnë së bashku dhe të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje që ofron siguri për të gjithë, ne respektojmë shenjtërinë e këtij vendi të shenjtë, tha Maja Kocijancic, zëdhënëse Për Përfaqësuesen e Lartë të BE-së Federica Mogherini. /MESAZHI/