Pasuria e tij tejkalon shumen prej 90 miliarde dollare, por kjo nuk i ben femijet e tij te privilegjuar. Bill Gates ka shume vite qe nuk e leshon vendin e pare te njeriut me te pasur ne bote, dhe pavaresisht kesaj, femijet e tij nuk kane qasje ne disa pajisje qe kane edhe femijet e familjeve mesatare.
Në një intervistë me të përditshmen britanike The Mirror, themeluesi i Microsoft, Bill Gates, tha se ua kishte ndaluar telefonat fëmijëve të tij para se të beheshin 14 vjeç. Ata u ankuan sepse miqtë e tyre tashmë kishin nga një,” shtoi ai.
Në RTL këtë të mërkurë, Bill Gates shfrytëzoi rastin për tu thelluar mbi këtë temë:
“Fëmijët nuk lexojnë libra të mjaftueshëm dhe nuk dalin sa duhet. Ne duhet të sigurohemi që fëmijët të jenë të balancuar. Unë mendoj se ne kemi qenë shumë me fat për tani”, tha ai për fëmijët e tij, të moshës 15, 18 dhe 21 vjeç.
Sipas tij, “të gjitha shpikjet e reja, makina, televizioni … Është e nevojshme t’i përdorësh ato në një mënyrë të mirë”.
Themeluesi i Microsoft ishte i pranishëm në Paris me rastin e “One Planet Summit”, organizuar nga Franca të martën. Një samit për të reflektuar mbi financimin e energjive të rinovueshme.
Ai njoftoi se fondacioni i tij do të investonte 300 milionë dollarë (255 milionë euro) për të ndihmuar fermerët më të varfër që të përshtaten me ndryshimet klimatike.