Ja çfarë nuk duhet të mungojë në kutinë e ndihmës së shpejtë kur niseni me pushime

Në shtëpi, në makinë dhe në valixhen e pushimeve nuk duhet t’ju mungojë kutia e ndihmës së shpejtë, për të cilën specialistët thonë se do ju duhet patjetër në një kohë. Qytetarët janë të pasensibilizuar për ta blerë apo përgatitur atë, ndërsa farmacistët rekomandojnë se çfarë duhet të merrni me vete kur niseni me pushime.

Ka gjithmonë një kohë kur ju duhet afër kutia e ndihmës së parë, me medikamentet dhe pajisjet mjekësore të emergjencës.

Sa herë lëndohemi apo lëndohen familjarët tanë, kemi probleme me ushqimin, udhëtimet e gjata apo pickimet e insekteve.

Por ende niveli i ndërgjegjësimit për të patur një kuti të tillë në shtëpi, makinë dhe në valixhen e pushimit është i ulët.

Një çantë e zakonshme e ndihmës së parë përmban garzat, termometrin, gërshërët, alkoolin, betadinën, qetësues për dhimbjet të zakonshme etj.

Por një kuti e ndihmës së shpejtë rekomanduar nga specialistët është më e gjerë se kaq.

Farmacistja, Fiorentina Llanaj, e nis sugjerimin e saj nga qetësuesit e thjeshtë deri tek alergjitë, reaksionet, diarreja dhe pickimet e insekteve.

Fiorentina Llanaj: Kombinimi mund të bëhet dhe me paracetamol që është gjeja e parë që ne marrim me vete.Është në trajtë komprese që mund të tretet dhe me pak ujë, në mënyrë që efekti të jetë dhe më i shpejtë. Në rastin e dhimbjes së grykëve, është një spray shumë i shpejtë dhe komod në përdorim, ka efekt anti-flamator që lehtëson goxha pjesën e kapërditjes duke eleminuar pjesën e çjerrjes së fytit. Në kutinë e ndihmës së shpejtë duhet të jetë i pranishëm gjithmonë një lapiramidë që të bëjmë ndalimin e  diarresë dhe për të vjellat metoklopramit në trajtë tablete.Në kutinë e ndihmës së shpejtë nuk duhet të mungojnë asnjëherë anti-alergjikët.

Nuk duhet të neglizhoni dhe përdorimin e kremrave para dhe pas ekspozimit në diell, nga neglizhenca mund të ketë pasoja të pakëndshme në lëkurë dhe shëndetin tonë.

Fiorentina Llanaj: Nuk duhet të mungojë asnjëherë, zgjedhja bëhet në varësi të tipologjisë së lëkurës, moshës. Këshillohet përdorimi i një kremi, solucioni apo sray me efekt sa më të lartë, mundësisht 50 SBF.

Përgatija e kutisë së ndihmës së shpejtë mund të bëhet nga gjithësecili me medikamentet dhe mjetet më të thjeshta, por për të qenë të sigurtë se në të keni marrë gjithçka ju duhet, duket të konsultoheni me specialistet; mjekun e familjes ose farmacisten tuaj.

/Ora News.tv/