Një refugjat sirian dhe një politikan të ekstremit të djathtë u takuan, biseduan dhe perfundimisht nuk u pajtuan lidhur me një ligj të ri gjerman që premton të ndalojë gjuhën e urrejtjes në internet.
Por shtrohet pyetja: Çfarë ndodhi kur ata të dy u takuan në jetën reale?
Mes tyre u zhvillua një bisedë ku u shpalosën mjaft argumente nga ana e refugjatitit sirian, i cili tha se frika më e madhe vie për shkak të përhapjes së lajmeve propagandistike të cilat nuk kanë asgjë të vërtetë brenda.
Ndërsa nacionalisti i djathtë u shpreh se është e drejtë e gjithsecilit të shprehet si të dojë në rrjetet sociale, edhe pse disa nga komentet e shkruara në faqet e së djathtës ektreme, flasin për “vrasje me gaz” për refugjatatët. Disa prej tyre kanë shkuar aq larg sa që thonë se ata duhet “modifikuar gjenetikisht”. /MESAZHI/