Nga Blerina Bombaj, dietologe
Zgjedhjet e shëndetshme në stilin e jetesës mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të triglicerideve në mbështetje të shëndetit kardiovaskular. Përvec humbjes së kileve të tepërta, aktiviteti fizik dhe ndryshimet e duhura dietike janë të rëndësishme.
Tregohuni të ndërgjegjshëm mbi karbohidratet: zgjidhni drithëra të plota në vend të drithërave të përpunuara, si buka e bardhë.
Hiqni dorë nga sheqernat e shtuara: zgjidhni ushqime që janë natyralisht të ëmbla apo ushqime me pak apo pa sheqerna të shtuara.
Zgjidhni yndyrna të shëndetshme: zgjedhja më e shëndetshme janë yndyrnat e pangopura si vaji me prejardhje bimore, arroret dhe peshqit e yndyrshëm.