Ballina Jeta Shëndetësi Ja çfarë duhet të konsumoni, nëse keni probleme me mëlçinë…

Ja çfarë duhet të konsumoni, nëse keni probleme me mëlçinë…

Ushqimet e pasura me sulfur luajnë një rol kyç në trajtimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Ndër ushqimet e pasura me sulfur përmendim:

Hudhra

Hudhra përmban një përbërës aktiv me bazë sulfurin, i quajtur allicin, që ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë. Ky përbërës ndihmon në eliminimin e mërkurit nga trupi.

Kërpudhat

Kërpudhat janë të pasura me një sërë lëndësh ushqyese që forcojnë sistemin imunitar. Ato përmbajnë një antioksidues të fuqishëm, të quajtur ‘L-ergothioneine’, që neutralizon radikalet e lira. Kërpudhat janë gjithashtu të pasura në vitaminë D.

Vezët

Vezët sigurojnë sasinë më të lartë të proteinave të cilësisë së lartë, si dhe përmbajnë 8 aminoacide esenciale dhe lëndën ushqyese ‘choline’.

Këto aminoacide janë të nevojshme për procesin e detoksifikimit të mëlçisë.

‘Choline’, një enzimë e nevojshme për metabolizmin, gjendet tek e verdha e vezës dhe mbron mëlçinë nga një sërë substancash toksike, ndërkohë që detoksifikon metalet e rënda./Mesazhi/

Exit mobile version