Ja cfarë dënimi merr qytetari zviceran që mbjellë pa leje!

Një qytetar i Katarit, me shtetësi dhe banim në Zvicër ka marrur një gjobë marramendëse pse kishte vënë një hardhi rrushi pranë pronës së tij.

Shtetasi zvicran, i cili ishte një politikan i ri që punonte si diplomat në Gjenevë ka paguar një gjobë prej 200 000 eurosh për mbjelljen dhe rregullimin e hardhise pa pasur leje. Ai kishte mbjellur hardhinë pranë pronës së tij, në kufi me bregun francez të liqenit Leman, bëri të ditur avokati i tij.

Jassim Nasser Al-Thani, anëtar i familjes princërore të Katarit posedon një rezidencë të dytë në komunën franceze të Nernierit.

Mediat flasin se hardhia është mbjellur në maj të vitit 2016, dhe se terreni ishte i klasifikuar si zonë bujqësore.

Megjithatë gjoba është më e ulët se ajo e vendosur nga prokurori, i cili kishte kërkuar fillimisht 300 000 euro. /MESAZHI/