Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ja cfarë bën Policia e Londës në favor të drejtësisë

Ja cfarë bën Policia e Londës në favor të drejtësisë

Angli, 14 Gusht ________________________________________________________________________ Policia e Londrës, tani e tutje do të duket më ndryshe. Në saje të rregulloreve të reja të miratuara nga Kryetari i kryeqytetit britanik, policia e armatosur do të duhet të mbajë kamera të montuara në helmetat e tyre.

Rreth 1000 kamera koke do të patrullojnë nga tash në rrihët e Londrës, dhe rreth 20.000 të tjera do të  vendosen në të ardhmen.

“Qëllimi i këtij ndryshimi është që të ketë më shumë transparencë ,” tha Matt Twist, shefi i policisë Londineze.

Edhe Kryetari i Londrës Sadiq Khan tha se teknologjia “do ta bëjë një ndryshim të vërtetë për rritjen e përgjegjshmërisë, dhe do të lehtësoj grumbillimin e provave në favor të organeve të drejtësisë. /MESAZHI/

Exit mobile version