Angli, 14 Gusht ________________________________________________________________________ Policia e Londrës, tani e tutje do të duket më ndryshe. Në saje të rregulloreve të reja të miratuara nga Kryetari i kryeqytetit britanik, policia e armatosur do të duhet të mbajë kamera të montuara në helmetat e tyre.
Rreth 1000 kamera koke do të patrullojnë nga tash në rrihët e Londrës, dhe rreth 20.000 të tjera do të vendosen në të ardhmen.
“Qëllimi i këtij ndryshimi është që të ketë më shumë transparencë ,” tha Matt Twist, shefi i policisë Londineze.
Edhe Kryetari i Londrës Sadiq Khan tha se teknologjia “do ta bëjë një ndryshim të vërtetë për rritjen e përgjegjshmërisë, dhe do të lehtësoj grumbillimin e provave në favor të organeve të drejtësisë. /MESAZHI/